
Gjendet i vrarë me armë 19-vjeçari
Për vrasjen e 19-vjeçarit Gazment Sllami, policia u njoftua kur trupi i tij i pajetë u mbërriti në morgun e spitalit të Elbasanit. I riu u gjet i vrarë në një zonë afër shtëpisë së tij në fshatin Gur i Zi të Elbasanit dhe u dërgua në morg me një automjet të familjarëve.
Banorë të zonës i thanë policisë se gjatë pasdites në fshat ishin dëgjuar të shtëna me çifte. Vetë policia konfirmoi se i riu ishte gjetur i vrarë me armë zjarri në një kodrinë afër shtëpisë.
19-vjeçari dyshohet se është qëlluar në organet jetike, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Në pyetje janë marrë familjarët e viktimës si dhe janë shoqëruar 15 persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
I riu mësohet se ka patur një telefonatë pas mesditës që e ka nxjerrë nga shtëpia, çka lë dyshime për një vrasje të parapërgatitur.
Hetuesit kanë sekuestruar telefonin celular të viktimës dhe kanë nisur të rishikojnë të gjitha komunikimet e tij ditët e fundit përmes telefonit apo rrjeteve sociale. Familjarët kanë mohuar që 19-vjeçari të ketë patur konflikte me persona të tretë, por policia është duke hetuar në disa pista që kanë të bëjnë./ TV KLAN