OSHEE: 3.5% më pak humbje se një vit më parë


OSHEE: 3.5% më pak humbje se një vit më parë

20:30 26/11/2016

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike njofton se treguesit e 10-mujorit të aktivitetit konfirmojnë ecurinë pozitive në drejtim të uljes së humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve.

Sipas OSHEE, niveli total i arkëtimeve (nga faturat korente dhe aktmarrëveshjet) për 10 muajt e parë të vitit ka arritur në 50,6 miliard lek, rreth 2 miliard lek më shumë se plani paraprak.

Ecuri pozitive vazhdon të ketë edhe treguesi i nivelit të arkëtimit të faturave korente që për këtë vit ka arritur në 47,4 miliard lek.

Ecuria e arkëtimit të faturave korente:

Janar-Tetor 2013 Janar-Tetor 2014

 

Janar-Tetor 2015

 

Janar-Tetor 2016

 

32 miliard lek 38,5 miliard lek

 

46 miliard lek

 

47,4 miliard lek

 

Në përputhje me planin e rimëkëmbjes së sektorit energjitik po vazhdon konsolidimi i uljes së humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjet të cilat kanë rënë në 27.52%.

Ecuria e nivelit të humbjeve:

Janar-Tetor 2013

 

Janar-Tetor 2014

 

Janar-Tetor 2015

 

Janar-Tetor 2015

 

43.7 %

 

38.3 %

 

31 %

 

27.52 %

 

Reduktimi i humbjeve është përkthyer në kursim të miliona eurove nga OSHEE. Kompania ka shpenzuar shumë më pak për importin e energjisë me synim mbulimin e humbjeve. Nëse në vitin 2013, shpenzoheshin për 10 Muaj 116.2 milion Euro, për të njëjtën periudhë të këtij viti janë shpenzuar vetëm 47 milion Euro.

                   Aktmarrëveshje (AKM) të lidhura deri më tani janë rreth 448 mijë, nga të cilët:

  • 426 mijë AKM janë të lidhura me abonentë familjarë
  • 220 mijë abonentë kanë paguar përfituar 70-80% reduktim kamate
  • 66 mijë AKM janë lidhur me abonentë të kategorive: ndihmë ekonomike, pensionistë, invalidë./tvklan.al

 






Të ngjashme