Janukoviç: Gabimi që nuk përdora ushtrinë kundër popullit
Ish-Presidentit i Ukrainës, Viktor Janukoviç, deklaroi se gabimi i tij i vetëm ishte që nuk nxori ushtrinë kundër popullit dhe që shpalli shtetin ushtarak, duke vënë në zbatim planin Marshall, për të shtypur revoltën pro-evropiane. Ish-presidenti ukrainas, tha se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’u rezistuar rebelëve të pushtetit, por nënvizoi se ai nuk mundi të provokonte një gjakderdhje.
Janukoviç kishte mbështetjen e Moskës për të vazhduar pushtetin e tij anti-evropian. Pas largimit të tij, Rusia aneksoi Krimen, ndërsa disa territore të tjera të Ukrainës vazhdojnë të jenë nën kontrollin e separatistëve rusë.
Viktor Janukoviç gjendet në azil në Rusi. Ai akuzohet nga drejtësia ukrainase për vrasje masive ndaj protestuesve në vitin 2014./ TV KLAN