40 vjet Rocky Balboa


40 vjet Rocky Balboa

19:00 27/11/2016

Ka qenë një moment kur kinemaja mbante veshur dorezat e boksit. Ishte nëntori i vitit 1976, ekzaktësisht 40 vjet më parë, kur në ekranin e madh shfaqej filmi që do të bënte historinë, Roki.

Silvester Stalone, autori dhe aktori protagonist i filmit legjendar është shprehur se e kishte shkruar skenarin e tij për tre ditë e gjysmë, menjëherë pas sfidës në ring mes legjendarit Mohamed Ali dhe Çak Uepner. Ndërsa të tjerë kritikë shprehen se historia e Roki Balboas është inspiruar edhe nga jeta boksierëve Roki Marçano dhe Xho Freizer.

Roki 1 u xhirua për 28 ditë me një buxhet të papërfillshëm prej 1 milionë dollarësh. Por në pak kohë kthehet në një sukses global, e për rrjedhojë Silvester Stalone në një divë të kinemasë botërore.

Në total Roki 1 ka nxjerrë 225 milionë dollarë fitime, duke u pasuar nga 5 seri të tjera, si edhe 1 të fundit, i bazuar bazuar në sagën 40-vjeçare, “Creed, i lindur për të luftuar”. Kapitulli i parë i filmit ka fituar 3 çmime Oskar, si filmi më i mirë, regjia më e mirë dhe aktori më i mirë për Silvester Stalonen./ TV KLAN






Të ngjashme