Manaj nuk grumbullohet nga Oddo
Rei Manaj nuk është grumbulluar nga Massimo Oddo në sfidën e sotme me Romën. Sulmuesi i Kombëtares është pezulluar, pasi shkeli disiplinën sipas asaj që tha trajneri i Pescara.
Oddo tha në konferencën për mediat se nuk preferon që të ketë në dispozicion një lojtar që sillet keq, por të afrojë një nga të rinjtë.
Ai nuk dha më shumë detaje rreth arsyes. Në të kaluarën Manaj pati edhe një mosmarrveshje me trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, i cili gjithsesi i dha një mundësi të dytë futbollisit.
Rei Manaj është aktivizuar në 9 ndeshje me Pescara në Serie A duke shënuar edhe 2 gola.
Mosgrumbullimi i Rei Manajt afron një tjetër shqiptar, mbrojtësin Leonardo Maloku. Ai është në listën e Massimo Oddo për këtë takim të rëndësishëm./ TV KLAN