700 kg kanabis në kamion drejt Italisë
Një tjetër sasi e madhe kanabis është sekuestruar në portin e Durrësit. Në një kamion që ishte nisur drejt shtetit italian, policia kufitare zbuloi plot 700 kg kanabis.
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion “Iveko”, me targa AA 475 LO, që drejtohej nga shtetasi L.S. u gjetën 497 pako me kanabis. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 51-vjeçarin, K.Z, banues në Shkodër. Mësohet se kamioni ishte i ngarkuar me mallra fason. Ndërkohë hetimet janë në vazhdim për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik droge./tvklan.al