28 Nëntori, PD homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Edhe këtë vit opozita sërish shkoi në 28 Nëntor, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për të nderuar heronjtë që dhanë jetën për atdheun.
Në orën 10.00 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish kryeministri Berisha si dhe drejtues te tjetër të PD zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve.
Shefi i opozitës u përkul me nderim dhe vendosi kurora me lule përpara memorialit madhështor, që kujton veprën e dëshmorëve të atdheut. Homazhe zhvilluan edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të Partisë Demokratike.
“
Dua t’ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, të gjithë bashkatdhetarëve Gëzuar 28 Nëntorin!
Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit duke u bërë bashkë, duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar! Gëzuar 28 Nëntorin!
”, deklaroi Basha për mediat./ tvklan.al