“Vdekje për shqiptarët”
Dita e 28 nëntorit, festës së flamurit nuk ka kaluar pa incidente në Maqedoni. Mbishkrime raciste dhe ofenduese ndaj shqiptarëve janë parë tek Drejtoria e Parkut nacional “Pelisteri” në Manastir, në ditën kur shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit.
“Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë” janë mbishkrimet e bëra nga huliganë, të cilët nuk janë identifikuar ende.
Javën e kaluar në Shtëpinë e Alfabetit u ngjitën afishe “Vdekje për shqiptarët”. Më 22 nëntor në Manastir përveç shpërndarjes së fotografive nga persona të panjohur, u dëmtua edhe Shtëpia e Alfabetit.
Kamerat e mbikëqyrjes kanë regjistruar pamje e dhunës se këtij objekti, por autoritetet nuk kanë arrestuar ende asnjë të dyshuar. / tvklan.al