Arrestohet agjenti i inteligjencës gjermane, planifikoi sulm terrorist
Një punonjës i agjencisë gjermane të inteligjencës (BfV) është arrestuar, pasi ka bërë deklarata islamike dhe shpërndau materiale të klasifikuara agjencisë, raportojnë mediat gjermane.
Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, punonjësi i agjencisë gjermane dyshohet se po planifikonte një sulm me bombë në zyrat qendrore të BfV në Cologne. Megjithatë, një zëdhënës BfV nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë për të përditshmen gjermane.
“Nuk ka asnjë dëshmi deri më sot se ekziston një rrezik konkret,” tha ai.
“Punonjësi i arrestuar akuzohet se ka bërë deklarata islamike në internet duke përdorur një emër të rremë “, shtoi zëdhënësi.
Gazeta “Die Welt” gjithashtu raporton se ai është zbuluar nga një informator i agjencisë, ku në një bisedë në internet flitej për një sulm të mundshëm terrorist./tvklan.al