Xhafa: Oferta e Bashës, pazar politik mbi Kushtetutën


Xhafa: Oferta e Bashës, pazar politik mbi Kushtetutën

16:15 30/11/2016

“I bëj thirrje Edi Ramës të amendojmë ligjin e Vetting -ut pa pritur Gjykatën Kushtetuese. Unë jam gati që tani”. 

Kjo thirrje e bërë në 29 Nëntor nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të rihapur negociatat politike për ligjin e Vetting -ut shihet si absurditet nga ana e Kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Sipas Xhafajt, ky është pazar politik me Kushtetutën e vendit.

Refuzimi i ofertës nga ana e mazhorancës për rifillimin e negociatave, sipas kreut të PD, Lulzim Basha, ka një tjetër shpjegim.

“Do ishte e çuditshme që pasi e ka përdorur si pretekst dhe vazhdon ta përdorë si pretekst për dështimin e tij në mos hapjen e negociatave, për mashtrimin e tij sepse para një jave tha se negociatat de facto u hapën, që tani ai të pranojë të ulet me opozitën. Unë ja thashë dje. Kjo do të ishte rruga për ta bërë, por nuk ai nuk ka për ta bërë sepse e do Vetting-un si pretekst. Sigurisht këtë mund t’ua shesë vetëm gomerëve se njeri faqe Shqipërisë që ta besojë këtë nuk ka.

Një ditë më parë, Kryetari i Partisë Demokratike Basha e ftoi Kryeministrin Rama të amendojnë Ligjin e Vetting -ut pavarësisht se ai ndodhet në tryezën e Gjykatës Kushtetuese.

Tv Klan






Të ngjashme