Detaje/ Burri vret gruan me thikë, e goditi disa herë në fyt
Një krim në familje tronditi mëngjesin e kësaj të enjteje fshatin e vogël Drizë, të Kuçovës, ku një burrë vrau me thikë gruan e tij.
Majlinda Luzi, 49 vjeçe, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së enjtes pasi u godit disa herë me thikë në fyt nga bashkëshorti Rruzhdi Luzi.
Grindja mes çiftit Luzi mësohet se ka nisur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kur bashkëshorti ishte kthyer në banesë. Alarmi u dha nga fëmijët që kanë parë ngjarjen dhe kanë kërkuar ndihmë.
57-vjeçari i tha policisë se e kish qëlluar të shoqen pas një grindje për xhelozie mes tyre, por të afërmit e hedhin poshtë këtë version.
Rruzhdi Luzi u arrestua pak orë pas krimit në banesë, ku dhe pranoi autorësinë e ngjarjes./ TV KLAN