Aksidenti tragjik në Vlorë, jepen masat për punonjësit e firmës


Aksidenti tragjik në Vlorë, jepen masat për punonjësit e firmës

10:08 01/12/2016

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për dy punonjësit e firmës përgjegjëse për rrugën ku ndodhi aksidenti në Vlorë, që shkaktoi vdekjen e një 17-vjeçari.

Në burg do të qëndrojë përgjegjësi i sigurimit teknik, Ilirjan Tahmazi, ndërsa për inxhinierin Tomorr Ceno u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Një ditë më parë Gjykata e Vlorës ka lënë në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike 21-vjecarin Petraq Beja, i cili drejtonte makinën që përfundoi në gropën e Lungomares dhe për pasoje humbi jetën 17-vjecari, Kristi Panajoti./tvklan.al






Të ngjashme