Video/ Vjedhje spektakolare e kovës me florinj me vlerë 1.6 milionë
Një hajdut u kap nga kamera e një dyqani duke vjedhur një kovë me florinj brenda një kamioni në qytetin e Nju Jorkut. Policia thotë se kova me florinj kishte vlerën prej rreth 1.6 milionë dollarësh amerikanë.
Vjedhja ndodhi për 20 sekonda, ndërkohë që një nga rojet e kamionit po shkonte të merrte telefonin e tjetri po priste porosinë tjetër. Hajduti është filmuar duke e vëzhguar kamionin dhe duke pritur mundësinë për të vepruar.
Policia shtoi se ishte e pamundur që ai ta dinte se ç’kishte brenda.
Arratisja e tij nuk ishte dhe aq e thjeshtë. Kova peshonte rreth 40 kg dhe atij iu desh të bënte disa pauza të shkurtra gjatë arratisjes për të filluar më pas të ecte sërish.
Mendohet se ai është larguar nga Nju Jorku dhe ndodhet aktualisht në Orlando ose në Miami, Florida.