Tërhiqet Hollande, nuk do të rikandidojë
Një lëvizje surprizë ka ardhur këtë mbrëmje nga Francois Hollande, i cili ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë një mandat të dytë si President i Francës.
“Unë kam vendosur të mos rikandidoj mandatin tim”,
tha kreu socialist në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv.
Hollande është përballur me popullaritet shumë të ulët dhe është bërë presidenti i parë në historinë moderne franceze që nuk kërkon të rizgjidhet.
Një nga reagimet e para ka ardhur nga ish-Ministri i Ekonomisë, Emmanuel Macron, i cili tha se presidenti ka marrë një “vendim të guximshëm”.
Fundjavën e kaluar, më shumë se katër milionë votues francezë votuan ish-kryeministrin Francois Fillon për të përfaqësuar republikanët në dy fazat e votimeve në prill dhe maj./tvklan.al