Gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në Evropë


Gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në Evropë

12:06 02/12/2016

Rasti i dytë në më pak se një javë i gripit të shpendëve është konfirmuar në jugperëndim të Francës. Sipas ministrisë së bujqësisë franceze, një fermë patash është infektuar me virusin H5N8.

Më herët gjatë kësaj jave, u konfirmua edhe një rast tjetër i virusit të shpendëve në veri të vendit.

Franca, shteti që ka fermat më të mëdha të pulave në Evropë, është ende duke u rikuperuar nga epidemia e rënde e gripit të shpendëve që preku jugperëndimin e vendit në fillim të këtij viti.

Raste të virusit janë konstatuar edhe në Holandë, Gjermani dhe Zvicër. Virusi H5N8 nuk është gjetur asnjëherë deri më tani tek njerëzit, por autoritetet shëndetësore nuk e përjashtojnë mundësinë e kalimit të tij nga shpendët tek njeriu./ TV KLAN






Të ngjashme