Terri në derbin Tirana – Partizani, OSHEE dhe KF Tirana japin sqarime
Derbi i Kryeqytetit u ndërpre në minutën e 63’ të tij për shkak të një defekti që la stadiumin “Selman Stërmasi” pa ndriçim.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pranoi problemin në linjën e furnizimit, por shtoi se Klubi i Futbollit Tirana refuzoi vendosjen e një linje të dytë furnizimi, për shkak se kishte lajmëruar probleme me rrjetin.
Petraq Lika, drejtor teknik OSHEE:
I ofruam një linjtë të dytë dhe një gjenerator. Nuk kemi për detyrë, por jemi të gjithë sportdashës.
Presidenti i Klubi i Futbollit Tirana, Refik Halili rreth kësaj deklarate tha se kërkon kohë për të dhënë një përgjigje.
Refik Halili, president i KF Tirana:
Unë do të flas me dokumente më leni kohë që të jap një përgjigje.
Stadiumi “Selman Stërmasi” nuk kishte edhe një gjenerator për kullat e ndriçimit.
Refik Halili, president i KF Tirana:
Do të ishte mirë të kishim një gjenerator, monedha floriri, të gjitha.
Mijëra tifozë të pranishëm në tribuna për të ndjekur derbin Tirana – Partizani u larguan nga stadiumi mbrëmjen e së enjtes, pasi u vendos që minutat e mbetura të zhvilloheshin të premten./ TV KLAN