Napoli kthehet te fitorja
Napoli u kthye te fitorja, duke mundur Inter 3 – 0 në sfidën hapëse të javës së 15 të Serie A, e zhvilluar mbrëmjen e së premtes. Një sfidë e përcaktuar me fillimin e takimit, pasi ekipi i Sarri realizoi dy herë brenda 5 minutave.
Zielinski dhe kapiteni Hamsik tronditën zikaltërit, që shfaqën probleme në mbrojte. Pjesa e parë mund të kishte patur gola të tjerë, por Handanovic ishte shpëtimtar me pritjet e tij.
Insigne realizoi përsëri për të siguruar përfundimisht fitoren në minutën e 51’. Një kthesë pozitive për Napoli që nuk ka patur rezultate të kënaqshme javët e fundit, ndërsa Inter nuk po e kalon krizën.
Probleme për Elseid Hysaj në këtë sfidë. Mbrojtësi shqiptar u zëvendësua në minutën e 61’.
Sot do të zhvillohet një tjetër takim i javës së 15, Juventus – Atalanta.
Tv Klan