10 këshilla për të luftuar gripin
Gripi dhe virozat sjellin shqetësime tek pjesa më e madhe e njerëzve dhe ju krijojnë probleme gjatë jetës së përditshme.
Krahas rrugëve për t’i shmangur, ju propozojmë dhe një sërë këshillash për të luftuar virozat e stinës. Më poshtë rekomandojmë disa mënyra për të kaluar këto sëmundje, duke filluar që nga regjimi ushqimor e deri tek kurat popullore për të reduktuar simptomat e tyre.
-Hani një lugë mjaltë. Mjalti jo më kot është konsideruar si ilaç sepse ka aftësinë që të zbus grykët dhe të lehtësoj irritimin e tyre.
-Ushqehuni me supë pule dhe me perime. Studiuesit shprehen se supa e pulës ka aftësinë të ngadalësojë lëvizjen e rruazave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet, dhe kur këto rruaza lëvizin më ngadalë ato kalojnë më shumë kohë në atë pjesë të trupit, që ka nevojë për to.
-Bëni gargarë me ujë të ngrohtë dhe kripë. Kripa ka veti që të vrasë patogjenet që shkaktojnë sëmundjet.
-Hidhni disa pika vaj në një tenxhere me ujë të zier dhe thithni avullin. Është një mënyrë e mirë që të lirohen rrugët e frymëmarrjes.
-Pini shurup të bërë me manaferra të zeza. Manaferrat e zeza ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe reduktojnë deri ne dy herë simptomat e gripit.
-Pini shumë lëngje dhe ujë. Kur jeni sëmurë doktorët rekomandojnë deri në 2 litra ujë në ditë, sepse uji përdoret si filtër për të pastruar organizmin.
-Përdorini ushqime që kanë zink, sepse zinku është i rëndësishëm në organizëm dhe nëse merret në kohë, shkurton ciklin e sëmundjes, duke e përgjysmuar.
-Bëni të paktën 7 orë gjumë. Është e rëndësishme që të bëni gjumë të rregullt. Një studim i fundit doli në konkluzionin se njerëzit të cilët flinin 8 orë gjumë ishin më pak të rrezikuar të prekeshin nga virozat dhe gripi sesa ata që flinin më pak.
-Beni pjesë të vaktit tuaj, kërpudhat. Kërpudhat kanë aftësinë që të forcojnë imunitetin duke reduktuar rrezikun e prekjes nga gripi.
-Konsumoni kos në mëngjes. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë kos në mëngjes, kanë 12% më pak rrezik të preken nga infeksione respiratore, sesa ata persona që nuk e konsumojnë./tvklan.al