Foto/ Ndalohet një tjetër gomone me kanabis, pranga dy italianëve dhe shqiptarit


Foto/ Ndalohet një tjetër gomone me kanabis, pranga dy italianëve dhe shqiptarit

13:47 04/12/2016

Gomonet me drogë drejt Italisë nuk kanë të sosur. Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane kanë ndaluar një tjetër gomone, e cila ishte e ngarkuar me 15 pako të mëdha me kanabis.

gomone 2

Policia thotë se pas 4 orë ndjekje, nga Guardia di Finanza dhe Policia Kufitare gomonia, me 1 të ri shqiptarë dhe dy italianë, u ndalua rreth 16 milje larg bregdetit shqiptar.

gomone 3

Gomonia është 10 m e gjatë, me 2 motorë 135 kf. Të arrestuar janë: E.T, 22 vjeç, nga Vlora dhe dy italianët, G.T, 42 vjeç, A.M, 41 vjeç.

Deri tani policia italiane ka “peshkuar” në det 15 pako të mëdha me kanabis.

Policia thotë se po vijon puna e përbashkët për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku ndërkombëtar droge./tvklan.al





Të ngjashme