Nishani mesazh urimi për 104 -vjetorin e Ushtrisë Kombëtare
Presidenti Bujar Nishani ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 104 -vjetorit të Ushtrisë Kombëtare.
Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kreu i Shtetit e cilëson 4 dhjetorin si një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar pas shpalljes së Pavarësisë.
Presidenti Nishani thotë në urimin e tij se “
Shqipëria ka sot një Ushtri profesioniste, që forcohet dita-ditës, duke pasur synime të qarta për përsosjen dhe modernizimin e saj
”.
Në mesazhin e tij kreu i Shtetit thekson se “
4 Dhjetori, për të gjithë ushtarakët dhe për të gjithë popullin është një ditë për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe për të nderuar gjithçka bënë heronjtë e vërtetë, duke hapur rrugën e krijimit të ushtrisë moderne të Shqipërisë që sot renditet në Aleancën më të madhe politike dhe ushtarake e më të suksesshme të të gjitha kohërave, atë të Atlantikut të Veriut
.”/TV KLAN