Një fitore jo pa vështirësi
Milan fitoi jo pa vështirësi në “San Siro” ndaj Crotone. Takimi që hapi javën e 15 të Serie A pa fillimisht në avantazh Crotonen.
Në fundin e pjesës së parë Milan ka gjetur barazimin me Pashaliç. Milan pati mundësinë e avantazhit në fillimin e pjesës së dytë, por Niang gaboi nga pika e 11-metërshit.
Por në fund të takimit ishte lapadula që i dha fitoren kuqezinjve. Takimi më i rëndësishëm i javës së 15 Lazio – Roma është ende në barazim 0-0.
Tv Klan