Dëbora pushton ishujt tropikalë


Dëbora pushton ishujt tropikalë

18:40 04/12/2016

Pjesë të ndryshme të shtetit të Hawaii -t janë përfshirë nga reshjet e dëborës përgjatë ditëve të fundit, trashësia e së cilës shkon mbi 90 centimetra.

Ekspertë të motit thonë se nuk është diçka e pazakontë që të bjerë dëborë në Hawaii –n tropikal, por rrallë herë ka rënë kaq shumë në lartësi të ulëta.

Reshjet e dëborës kanë qenë më të dendura në dy ishuljt Mauna Kea dhe Mauna Loa.

Sipas mediave amerikane, pjesë të tjera të Hawaii janë nën pushtetin e reshjeve të shiut e përmbytjeve, ndërsa pritet që reshjet e dëborës të intensifikohen./tvklan.al






Të ngjashme