Vllaznia ndal Skënderbeun


Vllaznia ndal Skënderbeun

20:07 04/12/2016

Skënderbeu ndalet në Shkodër nga Vllaznia e Armando Cungut. Korçarët pas barazimit në Gjirokastër një javë më parë dolën sërish me një pikë.

Hamdi Salihi e kishte mundësinë të shënonte, pasi fitoi një 11 – metërsh edhe pse i dyshimtë. Shkodrani nuk u tregua i saktë ndaj ekipit vendlindjes së tij. Tentoi të shënonte me parabol, por Agovic, portieri i Vllaznisë i vëmendshëm, e pritit topin me qetësi.

Gjithsesi korçarët janë në vendin e parë të renditjes me 28 pik,ë në pritje të ndeshjes së të martës, Partizani – Kukësi. Vllaznia ruan vendin e 5 me 19 pikë.

Ky barazim ka sjellë pakënqësi tek tifozët korçarë, që edhe pse të paktë në numër kanë shfaqur irritim të madh ndaj skuadrës së tyre.

Artur Magani i ka dhënë fitoren Teutës ndaj Korabit në ndeshjen e luajtur në Kukës.

Djali i trainerit të ekipit durrsak, Gugash Magani, i ka mjaftuar durrsakëve që të largohen nga zona e rënies nga kategoria.

Në Laç, mes ekipit vendas dhe Luftëtarit janë shënuar 4 gola, por nuk ka fitues. Barazimi 2 – 2 i shërbeu vetëm gjirokastritëve që u ngjitën një shkallë më lart në renditje, ndërsa Laçi mbetet në vendin e 8.

Bruno Aquino është shpëtimtari i Laçit me dy golat e tij. Për Luftëtarin shënuan në pjesën e parë Boyom dhe Bregu.

Tv Klan






Të ngjashme