Horoskopi 5 Dhjetor 2016


Horoskopi 5 Dhjetor 2016

08:05 05/12/2016

Dashi

Dita e sotme ofron për ju shumë surpriza. Disa para të cilat po prisnit prej kohësh mund të jenë më afër se sa e kishit menduar. Shijojeni këtë ditë pasi edhe marrëdhënia në çift do të jetë plotë surpriza. Beqarët duhet të shmangin njohjet e reja.

Demi

Prej kohësh nuk ndiheni aspak mirë me veten dhe me njerëzit që ju rrethojnë. Mendoni qartë dhe mos bëni gjëra për të cilat mund të pendoheni më vonë.

Binjakët

E gjithë dita e sotme do t’i kushtohet dashurisë. Me partnerin tregohuni të dashur dhe jo shumë kapriçozë. Paratë do të rregullohen me kalimin e kohës.

Gaforrja

Një person i afërt ka nevojë për këshillën dhe mirëkuptimin tuaj. Mësoni ti qendroni pranë dhe të tregoheni një mik i vërtetë.

Luani

Dita e sotme ju ka rezervuar disa surpriza. Mësohuni të shkëputeni nga individualizmi që ju ka pushtuar dhe shijoini ashtu si duhet.

Virgjëresha

Një person i rëndësishëm deshiron t’ju takojë sot. Tregohuni të vëmendshëm dhe bëni atë që iu leverdis.

Peshorja

Dita e sotme do ju sjellë atë që kishit kohë që ëndërronit. Më në fund është koha që të shpërbleheni për të gjitha. Shijojeni mbrëmjen.

Akrepi

Disa probleme financiare do të jenë sot në horizont. Tregohuni të kujdesshem me shpenzimet. Ju pret një muaj  i gjatë dhe i shtrenjtë.

Shigjetari

Jeni ende në kërkim të gjërave që mund t’ju plotësojnë. Mësohuni që lumturia mund të jetë më pranë se sa e kishit menduar.

Bricjapi

Do mundoheni që të ndihmoni të gjithë njerëzit që keni pranë. Sot do kuptoni se jo të gjithë dinë t’ju vlerësojnë sa e meritoni.

Ujori

Ndiheni shumë të bekuar gjatë kësaj periudhe. Bëni kujdes sepse gjërat mund të marrin një kthesë të papritur. Qëndroni të përgatitur.

Peshqit

 Dashuria iu ka bërë shumë të lumtur kohët e fundit. Mos harroni që shpenzimet e tepruara mund të rezultojnë fatale./tvklan.al






Të ngjashme