Dhunonte bashkëshorten, pranga 38-vjeçarit
Efektivët e policisë së Elbasanit kanë arrestuar një person, pasi akuzohet për ushtrim dhune.
Në pranga ka rënë Ylli Xhardija, 38 vjeç, banues në fshatin Shirgjan të Elbasanit, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, me inicialet A.XH, 33 vjeçe./tvklan.al