Skiatorët para botërorit e olimpiadës


Skiatorët para botërorit e olimpiadës

15:44 05/12/2016 https://youtu.be/aljbXvNqfOw

Skiatorët shqiptarë po përgatiten për Kampionatin Botëror që do të mbahet shkurtin e ardhshëm në Zvicër dhe për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 në Korenë e Jugut. Erjon Tolës dhe Suela Mëhillit, të cilët stërviten në Itali i janë shtuar edhe të tjerë si Marsel Biçoku, një sportist i cili është rritur në Shqipëri.

Marsel Biçoku, skiator: 

Më janë dashur më shumë se 3 vjet që të arrij këtë nivel dhe shpresoj ta justifikoj në olimpiadën e 2018. 

Megjithatë problem shikohet infrastuktura e dobët në vend ku është vetëm një pistë e nivelit fillestar.

Shkëqim Mema, president i Federatës Shqiptare të Skive: 

Kemi një pistë modeste. Ata të cilët praktikojnë skinë janë shumë, pasi rreth 1 mijë vetë shkojë çdo fundjavë në Mavrovë apo Kolashin. 

Sportistët kërkojnë më tepër vëmendje.

Erjon Tola, skiator: 

Këtu nuk kemi asnjë pistë që i ngjan një piste olimpike.

Suela Mëhilli, skiatore: 

Familja ime ka investuar shumë për mua, unë dua të flas në pistë.

Rezultatet e përfaqësimeve ndërkombëtare janë në rritje dhe synohet që të ketë më shumë sportistë në olimpiadë në ski alpine.

Këta sportistë do të përfitojnë nga bursat e solidaritetit olimpik gjatë përgatitjes së tyre, një marrëveshje e firmosur mesditën e së hënës./ Tv Klan






Të ngjashme