Gjendet i vrarë me thikë i moshuari, policia:Dyshohet për vetëflijim
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është 71- vjeçari Hekuran Zeqo dhe bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi në dorën e viktimës është gjetur një thikë. Ai mësohet se është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35, tek “Brryli”, në afërsi të një banke të nivelit të dytë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al Në përditësim...