Ruko para hetuesve: Liljana s’më pranoi në shtëpi, më tha kriminel dhe gjakpirës
Ferdinand Ruko, i cili të shtunën hodhi gruan nga kati i katërt do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 52 – vjeçarin.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai nuk ka pranuar të flasë. Televizioni Klan ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së tij përpara hetuesve. Ai është shprehur i penduar për veprimin që kishte kryer, për faktin se tashmë dy fëmijët e tyre do të mbeteshin jetimë. Ai ka rrëfyer me detaje në polici atë çka ndodhi në apartamentin e tyre.
Ferdinand Rukaj u tha hetuesve se ai kishte shkuar në shtëpi më 3 Dhjetor, por Liljana nuk e ka pranuar. Mes tyre nisi debati lidhur me vajzën vogël të sëmurë. Sipas rrëfimit të tij, në debat e sipër, Liljana i kishte thënë:
Tani do më shohësh se kush do jem dhe ku do vesh”.
Më pas kishte nisur edhe përplasja fizike mes tyre. Në dëshminë e Rukajt shihet se ai e akuzonte atë se kishte prishur shtëpinë ndërsa ajo e akuzon si kriminel dhe gjakpirës.
Fundi i këtij sherri dihet.
Autori i krimit e nxorri 43 – vjeçaren në dritaren e banjës dhe megjithë kundërshtimin e saj e hodhi poshtë. Rukaj thotë se ishte ai që njoftoi policinë dhe të vëllain për krimin që kishte kryer dhe se kishte pritur uniformat blu në banesë bashkë me fëmijët.
Tv Klan