Lirohet koka e “Bandës së Durrësit”
Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të lirojë nga burgu Lulzim Berishën. Kur i kanë mbetur ende 5 vite burg për të vuajtur, i akuzuari si kreu i “Bandës së Durrësit”, do të qëndrojë në liri me kusht. Vendimi është marrë gjatë ditës së hënë, pas pretendimit të tij se është i sëmurë.
Lulzim Berisha njihet si kreu i grupit të strukturuar kriminal të ashtuquajtur “Banda e Durrësit”. Ai u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi burgimin e përjetshëm e dhënë nga dy gjykatat e mëposhtme për të./tvklan.al