Partizani barazon, Tirana humbet në Vlorë… Ikin sërish dritat


Partizani barazon, Tirana humbet në Vlorë… Ikin sërish dritat

19:19 06/12/2016

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Kukësin në ndeshjen e javës së 14 të Superligës. Të kuqtë edhe pse rikthyen tifozët në stadium nuk përfituan nga prania e tyre për të arritur fitoren.

Lojtarët e Partizanit patën më shumë raste shënimi, ndërsa minutat e para iu anulua goli Caleb Ekuban, pasi u vlerësua si në pozicion të parregullt.

Ekipi i Starovës shpërdoroi shumë raste para portës kuksiane, duke mos arritur të gjejë golin për të dytën ndeshje raadhazi. Ky ishte barazimi i dytë pa gola radhazi për Partizanin, ndërsa Kukësi është përsëri në vendin e parë edhe pse në të njëjtën kuotë pikësh me Skënderbeun, që e mbylli 0 – 0 takimin me Vllazninë në Shkodër.

Tirana pësoi humbjen e parë nën drejtimin e Mirel Josës. Skuadra bardheblu u mund 1 – 0 në nga Flamurtari në Vlorë, ndërsa u përsërit black out, por kësaj here për pak minuta në fillim të takimit. Kullat e ndriçimit u ndezën, duke shfrytëzuar linjën rezervë.

Pavarësisht rasteve më ë shumta të lojtarëve të Tiranës, ishte Donjet Shkodra që shënoi për Flamurtarin në fundin e pjesës së parë. Tirana luajti prej minutës së 73’ me 10 futbollistë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Erjon Vucajt, pas përplasjes me Danilo Alvesh. Të dy ekipet kishin mungesa për këtë takim./ TV KLAN






Të ngjashme