Arrestohet treshja mashtruese
Tre të rinj kanë përfunduar në pranga në qytetin e Durrësit për vjedhje e mashtrim.
Të arrestuarit janë Oligerta Bodini, 19 – vjeçe, banuese në Rrogozhinë, Edmond Sina, 33 – vjeç dhe Marim (Durim) Lekaj 30 – vjeç, këta të fundit banues në Lushnje.
Sipas policisë, treshja në fjalë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin i kanë vjedhur një celular dhe kanë tentuar t’i vjedhin më anë të mashtrimit, rreth 280 € 28 – vjeçarit me iniciale A.Xh. banues në Kavajë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur më datë 13 Tetor të këtij viti, në lagjen Nr.13 të Durrësit. Tashmë mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat për veprat penale vjedhje në bashkëpunim dhe mashtrim në bashkëpunim, mbetur në tentativë./tvklan