Çështja CEZ/ Përplasje mes Gjiknurit dhe Spahos


Çështja CEZ/ Përplasje mes Gjiknurit dhe Spahos

16:09 07/12/2016 https://youtu.be/FAqL6Kalo3U

Pas seancës me ministrin e energjetikës Damian Gjiknuri, kryetari i komisionit hetimor parlamentar për marrëveshjen e qeverise Rama me Cez, kreu i këtij komisioni Edmond Spaho e akuzon Gjiknurin se ka gënjyer ne deklarimin e tij.

Spaho ka bërë publike 2 letra që ai pretendon që janë pjesë e korespondencës së avokatit ndërkombëtar të kontraktuar nga qeveria për këtë cceshtje ku sipas tij faktohet që deklaratat e ministrit janë të pavërteta.

Në komisionin hetimor të ngritur me kërkese të demokratëve, një ditë më parë ministri deklaroi se memorandumi që i referohen demokratët kishte të bënte me shprehjen e vullnetit për t’u ulur në negociata me përfaqësuesit e Cezit dhe jo për vete negociata. Po ashtu, sipas Gjiknurit, avokati ishte i interesuar që çështja te shkonte në gjykatën e arbitrazhit pasi ai do të përfitonte pagesa më të larta nga gjyqi.

Tv Klan






Të ngjashme