Italia në krizë, presidenti pranon dorëheqjen e Renzit


Italia në krizë, presidenti pranon dorëheqjen e Renzit

21:50 07/12/2016

Tashmë Italia ka hyrë zyrtarisht në krizë politike. Presidenti, Serxhio Matarela pranoi dorëheqjen e Kryeministrit, Mateo Renzi.

Ky i fundit u paraqit sërish në pallatin presidencial “Kuirinale” mbrëmjen e së mërkurës ku paraqiti përsëri dorëheqjen e tij, pasi Senati Italian miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm.

Takimi mes Matarelës dhe Renzit zgjati rreth 40 minuta. Ndërsa, pasditen e së enjtes në orën 18:00 në Pallatin Presidencial do të fillojnë konsultimet për mënyrën se si do veprohet pas dorëheqjes se Kryeministrit.

Mësohet se presidenti Serxho Matarela do te takoje fillimisht Presidentin e Senatit, Pietro Grasso, Presidenten e Dhomes se Deputeteve, Laura Boldrini dhe Presidentin e Nderit, Xhorxho Napolitano. Ndërsa takimet konsultuese do të mbyllen të shtunën me përfaqësuesit e Ligës së Veriut, Lëvizjes 5 Yjet dhe Partinë Demokratike.

Ndërkohë, me herët Renzi, mbajti një konferencë për shtyp pas një mbledhjeje të drejtuesve të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij ai theksoi edhe njëherë se pranon përgjegjësitë për humbjen në referendumin për ndryshimet kushtetuese.

Renzi bëri 2 propozime për të kaluar krizën politike pas dorëheqjes së tij. Ai theksoi se është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas rishikimit të Kodit Zgjedhor, ose të krijohet një qeveri kalimtare me përfshirjen e të gjithë partive./tvklan.al






Të ngjashme