Partizani thirrje FSHF-së: Të ndalet penalizimi sistematik i arbitrave
Një ditë pas ndeshjes me Kukësin të mbyllur në barazim pa gola, Partizani ka reaguar me anë të një videoje dhe një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ku shpreh indinjatën për arbitrimin e gabuar të ndeshjes.
Klubi kryeqytetas rendit në një video-moviolë disa raste kyçe nga ndeshja, duke nënvizuar se është penalizuar rëndë nga vendimet e gjyqtarit.
Rasti më flagrant, sipas tyre, është padyshim goli i Ekuban, i anuluar nga arbitri anësor me pretendimin se sulmuesi i të kuqve ishte në pozicion jashtë loje.
Në video shikohen gjithashtu edhe disa ndërhyrje të rënda të lojtarëve të Kukësit, të pa ndëshkuara me kartonë./ TV KLAN