Veliaj zbulon se çfarë do të ndodhë me Piramidën


Veliaj zbulon se çfarë do të ndodhë me Piramidën

12:46 08/12/2016 https://youtu.be/knfxZIA9uVM

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përshëndeti vendimin e qeverisë për kalimin në pronësi të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, e njohur si Piramida, nga Ministria e Kulturës te Bashkia e kryeqytetit. Kjo godinë do të përdoret si qendër shumëfunksionale për organizimin e eventeve sociale e rinore, promovimin e artit, të kulturës dhe të teknologjisë.

Gjatë një pritjeje me mësues të gjimnazit “Qemal Stafa”, organizuar me rastin e festave të fundvitit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se pas konsultimit edhe me arkitektë të huaj ndërkombëtarë, ideja e Bashkisë së Tiranës është që ta kthejë qytetin në një qendër kulturore, ku Piramida do të jetë në qendër të aktiviteteve kulturore e rinore në qytet.

Kryetari i Bashkisë e cilësoi tepër pozitiv edhe vlerësimin që Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) i bën reformave të ndërmarra në arsim. Veliaj tha se për herë të parë Shqipëria në 25 vjet bën kapërcimin më cilësor në rezultatet PISA për vitet e para të gjimnazit.

Veliaj u shpreh se aleatët më të mirë edhe për një Kryetar Bashkia janë mësuesit./tvklan.al






Të ngjashme