Kapet gomonia me 761 kg drogë
Një tjetër operacion drogë është kryer nga Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanzës, ku është bërë e mundur kapja e një gomone me rreth 761 kg drogë kanabis të paketuar.
Në pranga ka rënë një 29- vjeçari me inicialet, E.M, nga Vlora, si dhe një qytetar italian. Gomonia u kap 10 milje afër Sant Andreas në Lecce. Mjeti lundrues gomone ishte rreth 8 metra i gjatë i pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim. Vijojnë procedurat për zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë./tvklan