“Më falni për krimin e tmerrshëm”, dënohet shqiptari që vrau ish-policin
Me plot 16 vite burg është dënuar i riu shqiptar Florind Marini, i shpallur fajtor për vrasjen e ish-policit italian, Canozzi Ugo, 82-vjeç.
26-vjeçari ishte pjesë e një bande grabitësisht shqiptarë, ndërsa u futën për të vjedhur në banesën e ish policit.
Sipas autoriteteve italiane, Florind Marini në bashkëpunim me dy shqiptarët e tjerë Lorenc Marini dhe Besnik Metushi, tashmë të dënuar, pasi lidhën këmbë e duar ish-policin, i shkaktuan vdekjen nga asfiksia duke i vënë sipër mbi fytyrë një jastëk. Vrasja ndodhi në 15 janar të vitit 2013, ndërsa shqiptarët morrën disa bizhuteri dhe qindra euro.
Në sallën e gjyqit, nëpërmjet përkthyesit Florind Marini iu kërkoi falje familjarëve të ish-policit, për kthimin e tmerrshëm.
“Kërkoj falje për veprën e kryer. Unë kam ardhur në Itali për të dalë në gjyq dhe të dënohem për veprimet e mia.”
Në maj të 2016 policia e Fierit arrestoi për herë të dytë Florind Marinin, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Edhe 1 vit më parë, ai u arrestua për qëllime ekstradimi, por iu gjet drogë gjatë kontrollit fizik.
Organi i akuzës filloi procedimin për mbajtje narkotikësh, ndërsa në të njëjtën kohë kishte një urdhër ekstradimi për të pandehurin.
Me dënimin nga gjykata për drogë, u pezullua urdhri i ekstradimit, ndërsa në 18 Janar, Marini përfitoi nga amnistia. Organeve hetimore iu desh të rinisnin kërkimet për të shumëkërkuarin e drejtësisë italiane./tvklan.al