“Spartaku” festoi 100 vjetorin


“Spartaku” festoi 100 vjetorin

13:16 10/12/2016

Aktori i njohur amerikan, Kirk Douglas festoi ditëlindjen e tij të 100-të. Ai ka debutuar në film në vitin 1946, ndërsa gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme, ka luajtur role të rëndësishme në 80 filma.

Rolet e tij më të njohura janë ato të Spartakut, pastaj të piktorit, Vincent van Gogh, legjendës perëndimore, Doc Holliday, e të tjera.

Kirku

Në mes të muajit nëntor të këtij viti, Kongresi Botëror Hebre e nderoi me çmimin për punën e tij për kulturën hebre.

Por, çmimin e mori i biri i tij, Michael Douglas, po ashtu aktor i njohur i filmit, duke theksuar se “kjo është një dhuratë e hershme e ditëlindjes” për babain e tij.

Aktualisht, Michael Douglas ka deklaruar se babai i tij është “absolutisht shumë mirë” dhe se “është krenar” për të, pasi ishte rritur si person i varfër nga prindërit emigrantë ruso-hebre, dhe ka arritur aq shumë në jetë.

Kirk Douglas ishte tre herë i nomunuar për çmimin më të lartë në film, por asnjëherë nuk arriti ta fitoj çmimin Oscar./tvklan.al





Të ngjashme