Si u fshehën paratë e Ronaldos
“Pak rëndësi ka nëse luan mirë apo keq, e rëndësishme eshtë të fitosh”.
Kto fjalë të Cristiano Ronaldos gjejnë më së miri vend në fushën e lojës, por për një futbollist të përmasave të tij, janë të vlefshme edhe për llogaritë bankare.
Nga viti 2009-2014 ai ka fituar 74.8 milionë euro nga e drejta e imazhit, 63 prej të cilave nuk i ka deklaruar dhe rrjedhimisht nuk janë taksuar. Nike, Real Madrid, Clear Hair Care, Circus Public Relations dhe Samsung kanë paguar 42.8 milionë ndërsa 32 milionë të tjera kanë ardhur nga kompani më të vogla.
Por si ka funksionuar skema që zbuloi investigimi i Football Leaks?
Në 2009 Ronaldo ia tranferon të drejtën e imazhit kompanisë Tolin me bazë në Ishujt Britanikë Virgin. Më pas kjo kompani ia kalon ato dy kompanive irlandeze MIM dhe Polaris. Polaris Sports është kompani që drejtohet nga nipi i menaxherit të Ronaldos, Jorge Mendes.
Të dy këto kompani, MIM dhe Polaris negociojnë me firmat që duan të përdorin imaxhin e Ronaldos për të marketuar produktet e tyre.
Më pas MIM dhe Polaris i tranferuan pjesën më të madhe të të ardhurave përsëri komanisë Tolin e cila në vitin 2014 i ka derdhur në arkën e Ronaldos.
Sipas porosive të këshilltarëve të Jorge Mendes, loja me përqindjet për të drejtën e imazhit dhe fshehja e parave ndaj institucioneve të tatimeve i sollën Ronaldos më shumë se 60 milionë euro të ardhura. Mbetet ende e paqartë nëse autoritetet e taksave do të hetojnë ose jo për këto para.
Tv Klan