
Dy shpërthime pranë stadiumit, të paktën 13 viktima
Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur mbrëmjen e sotme Stambollin. Sipas raportimeve më të fundit të paktën 13 persona kanë humbur jetën ndërsa të plagosur kanë mbetur shumë të tjerë, mes tyre edhe efektivë policie.
Shifrat janë ende paraprake dhe media të ndryshme shkruajnë se numri pritet të rritet. Al Jazeera raporton për të paktën 15 të vdekur, ndërsa televizioni turk NTV tha se të plagosur janë mbi 70 persona.

Në videon më poshtë
shihet një prej shpërthimeve, i kapur në kamera nga një grup të rinjsh që po luanin muzikë me kitarë.tvklan.al/ lajmi në përditësim
https://www.youtube.com//embed/MF9sGoZS8LQ