Arrestohet “Tyson” shqiptar, shiste heroinë
Ai ishte punëtor në një fabrikë lëkurësh, por prej kohësh mbahej nën vëzhgim. Policia italiane në Venecia ka arrestuar 42-vjeçarin Gazmir Moku. Ai u vu në pranga ndërsa po i jepte një dozë heroinë klientit të tij.
I njohur dhe me epitetet “Gazi” apo “Tyson”, për shkak të fizikut të tij të madh, shqiptari ishte kthyer në qendër të trafikut të heroinës.
Pas kontrollit në fabrikën ku punonte atij i janë gjetur 18 doza heroinë, si dhe 20 mijë euro, që dyshohen se janë para droge. /tvklan.al