Raporti për bujarinë, Shqipëria në vendin e …


Raporti për bujarinë, Shqipëria në vendin e …

10:14 12/12/2016

Bota po bëhet gjithnjë e më bujare! Shumë njerëz janë duke shpenzuar më shumë kohë dhe para për të tjerët. Këto janë fjalët me të cilat nis një studim i kryer në 140 vende të botës lidhur me bujarinë. Por, për Shqipërinë nuk rezulton të jetë një vend shumë bujar, pasi renditet në vendin e 105, duke lënë pas shumë vende si Gana, Libia, Bangladeshi, Iraku apo dhe Sira.

Sipas studimit të realizuar nga CAF, i cili ka nisur në fillim të vitit 2010 dhe ka përfunduar në vitin 2015, ka nxjerrë në pah se cilat janë vende më bujarë në botë.

Renditja:

1. Myanmar

2. SHBA  

3. Australia

4. Zelanda e Re

5. Sri Lanka

6. Kanadaja

7. Indonezia

8. Anglia

9. Irlanda

10. Emiratet e Bashkuara …

Ndërsa, Shqipëria renditet në vendin e 105, duke lënë pas Greqinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Ndërsa Kosova renditet në vendin e 60 shumë më lart së vendi ynë.

Qëllimi i këtij studimi është që të inkurajohen njerëzit dhe qeveritë në mënyrë që të ndërtohet një kulturë e fortë në nivel global,

Qeveritë të cilat kanë më shumë mundësi duhet të krijojnë një mjedis sa më pozitiv për të gjithë qytetarët dhe së bashku mund të forcohet aftësia e komuniteteve në mbarë botën për të trajtuar nevojat sociale dhe për të krijuar një ndryshim të qëndrueshëm”, thuhet në raport./tvklan.al

 






Të ngjashme