Arrestohet shqiptari që kishte në përdorim 500 makina
Policia e Milanos kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh të specializuar në vjedhje banesash. Pas një sinjali të marrë nga kontrolli i automjetit rezultoi se njëri nga të shqiptarët ishte posedues i 500 makinave të cilat ishin përdorur në grabitje të shuma në Milano dhe në provincën e Pavias.
Mes policisë dhe të 3 arrestuarve ka pasur përleshje pasi ata kanë bërë rezistencë duke tentuar të largohen. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën bizhuteri floriri dhe ora të vjedhura. Policia italiane arrestoi tre shqiptarët dhe një i katërt është shpallur në kërkim./tvklan.al