1200 efektivë policie në terren, në akset kryesore të vendit

Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun, prane Bulevardit Deshmoret e Kombit. Me ndryshimin e Kodit Rrugor qe nga dita e sotme do te aplikohene gjoba te ashpra vecanerisht per tejkalimin e normave te shpejtesise, drejtimin e mjetit ne gjendje te dehur, mosperdorimin e rripit te sigurise, etj.

1200 efektivë policie në terren, në akset kryesore të vendit

13:04 13/12/2016 https://youtu.be/X0ckx-6UKGM

Për rreth një orë e gjysëm policia e Shtetit, ka zhvilluar një aksion në rrugët e vendit, me objekt ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që lëvizin pa rrip sigurimi, pa kaskë mbrojtëse dhe që komunikojnë në telefon gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu, bëri të ditura detajet dhe rezultatet aksionit.

“Gjatë aksionit, shumë drejtues mjetesh të cilët, janë gjetur duke folur në telefon, janë konstatuar vetë ata apo pasagjerët pa rrip sigurimi, janë gjobitur dhe apo janë dërguar në komisionet e policisë rrugore për shqyrtim.

Po kështu nuk kanë mbetur pa ndëshkuar edhe drejtuesit e motoçikletave që vetë apo pasagjerët nuk kanë pasur kaska mbrojtëse”.

Rreth 1200 efektivë policie, janë përfshirë në këtë operacion, ndërsa janë ngritur 205 pika kontrolli në gjithë vendin. Në Tiranë, Vorë e Kamëz, u ngritën mbi 45 grupe kontrolli, me 350 efektivë policie.

Rezultatet e aksionit pritet të bëhen të ditura nga krerët e policisë.

Qarku Tiranë:

350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë

Qarku Durrës:

120 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë

Qarku Lezhë:

100 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot

Qarku Shkodër:

80 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës

Qarku Kukës:

50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has

Qarku Dibër:

50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë

Qarku Elbasan:

80 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Përrenjas

Qarku Korçë:

80 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik

Qarku Fier:

80 punonjës policie në 17 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh

Qarku Gjirokastër:

60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet,Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj

Qarku Berat:

60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë

Qarku Vlorë:

90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë/Tv Klan






Të ngjashme