Zgjidhet misteri i adoleshentes së zhdukur 5 vite më parë
Një vajzë, e cila u pa për herë të fundit duke hipur në një makinë misterioze jashtë shkollës së saj, 5 vite më parë, është gjetur shëndoshë e mirë.
Rachel Natacha Owens u zhduk në moshën 15 - vjeçare në vitin 2001. Kërkimet për të çuan në një operacion të gjerë ndërkombëtarë, si dhe një shpërblim prej 4 mijë paundësh për këdo që jepte informacion. Tashmë policia zbuloi se ajo ishte zhdukur me dëshirën e saj dhe se bëri gjithçka të mundej për të mos u gjetur nga familja e saj. E reja nga Karolina e Veriut, sot 21 - vjeç, i dha vetes një emër të ri, datëlindje të re dhe ndryshoi edhe ngjyrën e flokëve, përpara se të zbulohej nga FBI, 800 kilometra larg, në Columbus të Ohio. Ajo u shpall e zhdukur pasi një kamera sigurie kapi momentin, kur po hipte në një automjet në hyrje të shkollës. Sipas amerikanesStarNews
, Owens ishte larguar edhe herë të tjera nga shtëpia, por për periudha të shkurtra. Kërkimet për të u shtrinë deri në Meksikë, megjithatë në 2014 –ën agjentët e FBI u fokusuan në Ohio, pas raportimeve se mund të ndodhej në këtë vend./tvklan.al