Mamaja i “sekuestroi” telefonin të birit, ja çfarë pësoi ai


Mamaja i “sekuestroi” telefonin të birit, ja çfarë pësoi ai

12:27 14/12/2016

Është një histori shumë e njohur për të gjithë prindërit, kur fëmija e tij nuk mund t’i heqë sytë nga telefoni.

Kur Karly Tophill një mama beqare nga Cornwall, vendosi që t’ia “sekuestronte” iPhonin të birit për një vit për ta ndarë nga fiksimi që ai kishte duke kaluar kohë aty, u shokua nga ndryshimi që ai pati në sjellje.

3B2CA01B00000578-4023070-image-a-13_1481497077954

 

Brenda 6 javëve ajo tha se djali i saj 12-vjeçari Dylan, filloi të fliste më shumë me familjen e tij dhe dukej më i lumtur e plot me energji. Ai kishte filluar të performonte më mirë në shkollë dhe ndihmonte me punët e shtëpisë.

Dylan kalonte 2 orë në ditë duke luajtur lojëra në telefonin e tij dhe mamaja e tij tha se ai i bënte detyrat e shtëpisë me nxitim për të hyrë në rrjetet sociale duke përdorur telefonin.

41-vjeçarja sugjeron që të gjithë prindërit ta provojnë këtë tek fëmijët e tyre për të parë ndryshimet./tvklan.al

 





Të ngjashme