Balili u njoftua? Prokuroria nis hetimet për policinë e Sarandës


Balili u njoftua? Prokuroria nis hetimet për policinë e Sarandës

16:29 14/12/2016 https://youtu.be/S7kdAl6AJPc

Krahas hetimit të nisur nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e Kelmend Balilit, një procedim ka nisur edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Për Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë njeriu më i kërkuar i momentit në Shqipëri, dyshohet te jete njoftuar nga efektivë policie për aksionet që do të kryheshin në zonën e Sarandës dhe Delvinës.

Ka dyshime të arsyeshme se punonjës të komisariatit të Sarandës të kënë njoftuar te ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit” ose të afërm të tij.

Specialistë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pritet të verifikojnë veprimet e disa punonjësve të policisë lokale që kanë qenë në dijeni se nga Tirana do të niseshin FNSH-ja dhe RENEA për prangosjen e Balilit.

Hetimi ka nisur pas disa indiceve konkrete dhe në sitën e hetuesve do të kalojnë tabulatet telefonike të disa oficerëve të policisë. Prokuroria dhe policia kane bindjen se Balili ndodhet ende në territorin shqiptare./ TV KLAN






Të ngjashme