Amnistia, cilët persona nuk përfitojnë
Personat që posedojnë armë dhe që duan t’i dorëzojnë brenda datës 30 prill siç parashikon edhe amnistia e përgatitur në projekt- ligjin e qeverisë, duhet që detyrimisht të njoftojnë organet e rendit më parë dhe duhet që ta kenë armën në banesë. Ndërkaq burime nga Ministria e Brendshme thanë se pas miratimit të projekt- ligjit, pritet që Ministri i Brendshëm të nxjerrë një udhëzim për mënyrën se si do të procedojë policia në këto raste. Sipas burimeve pritet që amnistinë të mos e përfitojnë ata persona, të cilëve iu kapen armë në rrugë apo që e mbajnë në automjete. Po kështu edhe personat të cilët nuk kanë njoftuar më parë policinë për posedimin e një arme dhe iu gjenden armë në banesë, nuk do të përfitojnë nga amnistia.
Qeveria miratoi këtë të mërkurën vendimin për dërgimin në parlament të projekt- ligjit për amnistinë e të dënuarve, ku është përfshirë edhe amnistia për personat që posedojnë armë zjarri pa leje.
Tv Klan