Shpërblimi i fundvitit, habit Tsipras
Pas vendimit që mori kryeministri grek Alexis Tsipras për dhënien e 617 milionë eurove, si shpërblim ndaj pensionistëve para Krishtlindjeve, ka reaguar menjëherë Eurozona.
Huadhënësit e eurozonës kanë pezulluar planin e tyre të borxhit si lehtësim për Greqinë.
Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, organi që ndihmon qeveritë e eurozonës në vështirësi, tha se nuk ishte dakord lidhur me këtë vendim të qeverisë greke dhe në këtë mënyrë është detyruar të pezullojë dhënien e borxhit.
“Pas propozimeve të fundit të qeverisë greke për të shpenzuar burimet shtesë për shpërblim ndaj pensionistët, organet tona qeverisëse kanë vënë vendimet e tyre përkohësisht në pritje,” tha një zëdhënës i Mekanizmit të Stabilitetit Evropian (ESM).
Marrëveshja e huas si lehtësim për Greqisë u miratua më 5 dhjetor dhe do të zvogëlonte barrën e interesit për borxhet e vendit, por qeveria greke njoftoi shpërblim për pensionistët e varfër – ata që fitojnë nën 800 euro në muaj pa u konsultuar me përfaqësues të eurozonës..tvklan.al