Lirimi i Lulzim Berishës, Bashkia e Durrësit lëshoi një garanci për punësimin e tij


Lirimi i Lulzim Berishës, Bashkia e Durrësit lëshoi një garanci për punësimin e tij

19:20 14/12/2016 https://youtu.be/KSrxu9lpcu0

Lirimi me kusht i Lulzim Berishës nga Gjykata e Apelit në Durrës shkaktoi reagime të shumta nga politika dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Por sipas një materiali të publikuar nga rrjeti i gazetarëve BIRN, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, liria e parakohshme e të ashtuquajturit kreu i “Bandës së Durrësit” nuk ka ardhur vetëm si pasojë e vendimit të debatueshëm të gjykatës, por edhe nga një oferte për punë nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Berisha u lirua me kusht në 5 Dhjetor, megjithëse në ishte dënuar për 5 vrasje dhe disa atentate. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2012, dënimi i cili u reduktua në 25 vjet burg në vitin 2014 nga Gjykata e Lartë.

Pas kësaj Berisha përfitoi një sërë uljesh dënimi, derisa erdhi vendimi për të lënë qelinë. Vendimi u mor nga gjykatësit Arben Vrioni, Petrit Çano dhe Anita Mici, sipas të cilëve

“i dënuari është rehabilituar, ka pasur sjellje shembullore në burg dhe ishte në “gjendje të rënduar psikologjike për shkak të kohës së gjatë të vuajtjes së dënimit.”

Një faktor tjetër që ka ndikuar vendimin e gjyqtarëve, ka qenë dhe një karakteristikë familjare pozitive e Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, si dhe oferta e tij për një vend pune në Bashki.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit shkruhet se

“Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat”.

Dako nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN për të komentuar garancinë e tij për Lulzim Berishën. Për këtë vendim pati reagime nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, opozita dhe Ambasadori amerikan, Donald Lu.

Tv Klan






Të ngjashme